k9-mail/app-metadata/net.thunderbird.android/sq/full_description.txt
2025-11-22 13:56:56 +01:00

31 lines
3.1 KiB
Text
Raw Permalink Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

Thunderbird-i është një aplikacion email-esh i fuqishëm, i përqendruar te privatësia. Administroni pa mundim llogari të shumta email, nga një aplikacion, përmes një mundësi “Të marrë të Njësuar”, për maksimumin e prodhimtarisë. Ngritur mbi teknologji me burim të hapët dhe mbështetur në një ekip enkas zhvilluesish, tok me një bashkësi globale vullnetarësh, Thunderbird-i si trajton kurrë si produkt të dhënat tuaja private. I mbajtur në këmbë vetëm nga kontribute financiare prej përdoruesve tanë, ndaj sdo tju duhet kurrë më të shihni reklama përzierë me emaile-t tuaj.
Çmund të bëni

Të hidhni tej aplikacione të shumta dhe “webmail”. Përdorni një aplikacion, me një “Të marrë të Njësuar” opsional, përgjatë ditës.

Të shijoni një klient email dashamirës ndaj privatësisë, që nuk mbledh, apo shet kurrë të dhënat tuaja personale. Ju lidhim drejtpërdrejt me shërbimin tuaj email. Kaq!

Shpjereni privatësinë tuaj një shkallë më lart, duke përdorur fshehtëzim OpenPGP email-esh (PGP/MIME) me aplikacionin “OpenKeychain”, për të fshehtëzuar dhe shfshehtëzuar mesazhet tuaj.

Zgjidhni njëkohësimin në çast të email-it tuaj, në intervale të caktuar, ose sipas dëshirës. Si dëshironi të shihni për email-e, e keni ju në dorë!

Gjeni mesazhe të rëndësishëm, duke përdorur si kërkim vendor, ashtu edhe më anë shërbyesi.

Përputhje

Thunderbird-i funksionon me protokolle IMAP dhe POP3, duke mbuluar një gamë të gjerë shërbimesh email, përfshi Gmail, Outlook, Yahoo Mail, iCloud, etj.

Pse të përdoret Thunderbird-i

Emri i besuar në email për mbi 20 vjet - tani në Android.

Thunderbird-i është plotësisht i financuar nga kontribute vullnetarësh nga përdoruesit tanë. Nuk shfrytëzojmë të dhënat tuaja personale. Sjeni kurrë një produkt.

Prodhuar nga një ekip me efikasitetin në mendje, si ju. Duam të shpenzoni kohën minimale duke përdorur aplikacionin, teksa përfitoni maksimumin.

Me kontribute nga anembanë bota, Thunderbird-i për Android është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.

Me përkrahjen e MZLA Technologies Corporation, një nëndegë në pronësi të plotë e Mozilla Foundation.

Burim i Hapët dhe Bashkësisë

Thunderbird-i është falas dhe me burim të hapët, që do të thotë se kodi i tij mund të shihet, ndryshohet, përdoret dhe jepet lirisht. Licenca e tij garanton gjithashtu se do të jetë kështu përgjithmonë. Mund ta mendoni Thunderbird-in si një dhuratë për ju nga mijëra kontribues.

E zhvillojmë haptazi, me përditësime të rregullta, të tejdukshme, në blogun dhe listat tona të postimeve.

Asistenca jonë e përdoruesve bazohet në bashkësinë tonë globale. Gjeni përgjigjet që ju duhen, ose i hyni rolit të një kontribuesi - qoftë kur i përgjigjeni një pyetjeje, përktheni aplikacioni, apo u tregoni shokëve dhe familjes tuaj rreth Thunderbird-it.