Ndihmoni të bëhet hedhja pasuese në qarkullim e Thunderbird-it sa më mahnitëse që të jetë e mundur, duke shkarkuar Thunderbird Beta dhe duke përdorur herët veçoritë më të reja dhe ndreqjet e të metave, para se të jepen zyrtarisht. Testimi dhe përshtypjet tuaj janë të rëndësishme, ndaj, ju lutemi, njoftoni të meta, anë të palatuara dhe jepnani mendimet tuaja! Ndjekësin tonë të të metave, kodin burim dhe wiki-n i gjeni te https://github.com/thunderbird/thunderbird-android. Jemi përherë të gëzuar t’u japim mirëseardhjen programuesve, skicuesve, dokumentuesve, përkthyesve, testuesve të të metave dhe miqve tanë të rinj. Për t’ia filluar, na vizitoni te https://thunderbird.net/participate. Thunderbird-i është një aplikacion email-esh i fuqishëm, i përqendruar te privatësia. Administroni pa mundim llogari të shumta email, nga një aplikacion, përmes një mundësi “Të marrë të Njësuar”, për maksimumin e prodhimtarisë. Ngritur mbi teknologji me burim të hapët dhe mbështetur në një ekip enkas zhvilluesish, tok me një bashkësi globale vullnetarësh, Thunderbird-i s’i trajton kurrë si produkt të dhënat tuaja private. I mbajtur në këmbë vetëm nga kontribute financiare prej përdoruesve tanë, ndaj s’do t’ju duhet kurrë më të shihni reklama përzierë me emaile-t tuaj. Ç’mund të bëni Përputhje Pse të përdoret Thunderbird-i Burim i Hapët dhe Bashkësisë